Zogaj: Faton Hajrizi ka qenë nxënësi më i mirë, nëse kish vazhdu me qenë në Dubravë e kish kry edhe fakultetin
Faton Hajrizi është i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici tjetër pas arratisjes së tij të fundit nga burgu i Smrekonicës. Lajmi.net ka biseduar me ish drejtorin e burgjeve, Sokol Zogaj i cili ka dhënë detaje në lidhje me sjelljet e Faton Hajrizit gjatë qëndrimit në burgje. Zogaj ka…
Lajme
Faton Hajrizi është i dyshuari për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një polici tjetër pas arratisjes së tij të fundit nga burgu i Smrekonicës.
Lajmi.net ka biseduar me ish drejtorin e burgjeve, Sokol Zogaj i cili ka dhënë detaje në lidhje me sjelljet e Faton Hajrizit gjatë qëndrimit në burgje.
Zogaj ka thënë se gjatë qëndrimit të Hajrizit në burgun e Dubravës, ai ka arritur të kryej shkollën e mesme pasi që i njëjti është arrestuar si i mitur pasi ka vrarë një ushtar të KFOR-it rus në Skenderaj.
“Fatoni ka qenë shumë i afërt, komunikativ, i urtë, i sjellshëm, i mençur dhe për këtë ekipi profesion i burgut të Dubravës e ka propozuar që ta kryej shkollën e mesme apo për zanat. Fatoni e ka kry shkollën për zanat në Dubravë dhe ka qenë ndër nxënësit më të mirë dhe sigurisht ai me pas vazhdu përsëri në Dubravë ndoshta kish mujt edhe në fakultet me shku edhe jam i bindur që e kish kry edhe fakultetin sepse ka qenë shumë i menqur”, ka thënë Zogaj. /Lajmi.net/
Video: