Pamjet e rrahjes së 12-vjeçares tronditën rrjetin, 18-vjeçarja identifikohet dhe arrestohet në Mitrovicë
Një 18-vjeçare është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 12-vjeçareje. Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë identifikuar të dyshuarën pas sigurimit të provave materiale, përfshirë edhe një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Në pamje, sipas policisë, e dyshuara shihet duke…
Lajme
Një 18-vjeçare është arrestuar në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një 12-vjeçareje.
Sipas Policisë së Kosovës, hetuesit e Stacionit Policor Jugu kanë identifikuar të dyshuarën pas sigurimit të provave materiale, përfshirë edhe një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Në pamje, sipas policisë, e dyshuara shihet duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e mitur.
“Arrestimi i të dyshuarës është bërë pas sigurimit të provave materiale, përfshirë një videosekuencë të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shihet e dyshuara duke e sulmuar fizikisht dhe rrahur viktimën e moshës së mitur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas sulmit, 12-vjeçarja ka kërkuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarës i është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe është duke u hetuar në koordinim me Prokurorinë. /Lajmi.net/