Një shtetas i Serbisë plagos një kosovar dhe një australian

Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Derisa një shtetas i Serbisë është kapur nga policia. Policia kantonale e Solothurnit ka raportuar se ky incident ka nisur mes disa persoanve në Jurastrasse në Niedergösgen. Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona, një 35-vjeçar kosovar dhe një australian 48-vjeçar, derisa njëri…

Bota

21/07/2024 14:58

Një kosovar 35-vjeçar dhe një australian 48-vjeçar kanë mbetur të plagosur. Derisa një shtetas i Serbisë është kapur nga policia.

Policia kantonale e Solothurnit ka raportuar se ky incident ka nisur mes disa persoanve në Jurastrasse në Niedergösgen.

Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona, një 35-vjeçar kosovar dhe një australian 48-vjeçar, derisa njëri vazhdon të jetë në gjendje të rëndë.

I dyshuar për këtë vepër mbetet një 35-vjeçar serb, i cili edhe është ndaluar nga policia.

Ndërkaq policia dhe prokuroria publike në kantonin Solothurn menjëherë filluan hetimin e krimit dhe rrethanave. /Lajmi.net/