U rrahën për arsye të tjera, por përfundojnë në burg për substanca narkotike
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ditë më parë rreth orës 22:30, në Prishtinë ishte raportuar për një rrahje në mes të dyshuarve dhe ankuesit mashkull kosovar, ku gjatë arrestimit tek njëri nga të dyshuarit ishte gjetur dhe sekuestruar 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të lënduarve…

Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy ditë më parë rreth orës 22:30, në Prishtinë ishte raportuar për një rrahje në mes të dyshuarve dhe ankuesit mashkull kosovar, ku gjatë arrestimit tek njëri nga të dyshuarit ishte gjetur dhe sekuestruar 0.5 gram substancë narkotike e llojit marihuanë.
Sipas njoftimit të Policisë thuhet se të lënduarve u është dhënë tretman mjekësor.
“Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Lajmi.net/