Policia e Rajonit të Prishtinës forcon masat për parandalimin e zjarrvënieve
Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarr vënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin. Përveç takimeve, po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve. Aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani…

Lajme
Policia e Rajonit të Prishtinës ka intensifikuar përpjekjet për parandalimin e zjarr vënieve në zona fushore dhe malore, duke zhvilluar takime me institucionet kompetente dhe komunitetin.
Përveç takimeve, po organizohen aktivitete informuese, ku përmes shpërndarjes së fletëpalosjeve synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve.
Aktivitetet po zhvillohen në të gjitha zonat e rajonit të Prishtinës dhe deri tani nuk është raportuar asnjë rast zjarr vënieje.
Policia apelon që të raportohet çdo incident zjarri në numrat emergjentë.
“Kujtojmë se zjarr vënia është një vepër penale e ndëshkueshme me ligj”, apelojnë nga policia/Lajmi.net