​Mbyllet pas pesë orëve protesta e studentëve në Tiranë

Ka përfunduar pas pesë orëve protesta e dytë e thirrur brenda javës nga studentët në Tiranë. Në protestën e sotme demokratët nuk u shfaqën, pasi studentët deri më tash kanë refuzuar vazhdimisht përfshirjen e tyre. Protesta e studentëve nisi nga Ministria e Arsimit, ku më pas ata dogjën koshat e mbeturinave dhe marshuan drejt Zogut…

Lajme

14/11/2026 20:00

Ka përfunduar pas pesë orëve protesta e dytë e thirrur brenda javës nga studentët në Tiranë.

Në protestën e sotme demokratët nuk u shfaqën, pasi studentët deri më tash kanë refuzuar vazhdimisht përfshirjen e tyre.

Protesta e studentëve nisi nga Ministria e Arsimit, ku më pas ata dogjën koshat e mbeturinave dhe marshuan drejt Zogut të Zi.

Marshi vijoi drejt 21 Dhjetorit, ku protestuesit linin shenjën e tyre, me kangjellat e hequra nga trotuaret në mes të rrugës dhe tabela reklamash të djegura.

Protestuesit u ndaluan më pas te Kryeministria, ku nuk munguan as tensionet pranë Kryesisë së Kuvendit.

Policia gjatë gjithë kohës ishte e pranishme dhe u bëri thirrje disa herë protestuesve që të lirojnë rrugën.