Dikur qëndronin “rojet e urës” sot e udhëheq një kosovar – Gazetarja shkon në hapjen e lokalit në Mitrovicë të Veriut

“C’est la vie” është njëra nga kafiteritë me historinë më interesante të Mitrovicës së Veriut. Dikur qëndronin të ashtuquajturit “rojet e urës” e sot ky lokal ka pronar një kosovar. Gazetarja e lajmi.net , Rinë Haziri ka vizituar lokalin ku edhe është takuar me persona të cilët pas 26 vitesh kanë mundësinë të pinë kafe…

Lajme

15/07/2024 21:32

“C’est la vie” është njëra nga kafiteritë me historinë më interesante të Mitrovicës së Veriut.

Dikur qëndronin të ashtuquajturit “rojet e urës” e sot ky lokal ka pronar një kosovar.

Gazetarja e lajmi.net , Rinë Haziri ka vizituar lokalin ku edhe është takuar me persona të cilët pas 26 vitesh kanë mundësinë të pinë kafe aty.

Ekrem Peci është pronari i vetëm i një lokali në Mitrovicë të Veriut.

Avdi Shkupolli ka treguar se për herë të parë po pin kafe në këtë lokal.

“Para luftës kemi qenë këtu po mas luftës as se kemi pa ëndërr që vijmë këtu me pi kafe”, ka thënë ai.

Ai ka ftuar të gjithë bashkëatdhetarët me e vizituar pjesën veriore për të investuar.

Video: