Sindikata e Policisë në zi për Altin Kryeziun: I paharruar qoftë kujtimi për policin që humbi jetën në krye të detyrës
Sindakata e Policisë së Kosovës (SPK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës. Përmes një telegrami ngushëllimi, SPK ka ndarë dhimbjen me familjen e Kryeziut, të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë pjesëtarët…
Lajme
Sindakata e Policisë së Kosovës (SPK) ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Altin Kryeziu, i cili humbi jetën pas plagëve të marra në një aksident të ndodhur në krye të detyrës.
Përmes një telegrami ngushëllimi, SPK ka ndarë dhimbjen me familjen e Kryeziut, të afërmit, miqtë, kolegët dhe të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Në këto çaste të dhimbjes së thellë, shprehim respektin tonë për jetën dhe kontributin e të ndjerit në shërbim të qytetarëve dhe në përmbushjen e detyrës zyrtare, duke ndarë dhimbjen me familjen dhe kolegët e tij për këtë humbje të rëndë”, thuhet në telegram.
Sindakata e Policisë ka vlerësuar kontributin e Kryeziut në shërbim të qytetarëve, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët:
“I paharruar qoftë kujtimi për të ndjerin Altin Kryeziu”. /Lajmi.net/