Ujmani u kthye në vend turistik për kosovarët, gazetarja e viziton nga afër
Liqeni i Ujmanit është kthyer tash e disa ditë në vend turistik për kosovarët e sidomos për mitrovicasit. Ata po lahen aty në çdo ditë të javës duke e shfrytëzuar një pamje të mahnitshme. Gazetarja e lajmi.net, ka vizituar këtë liqen dhe ka biseduar me qytetarët që po laheshin aty deri sa kanë treguar se…
Lajme
Liqeni i Ujmanit është kthyer tash e disa ditë në vend turistik për kosovarët e sidomos për mitrovicasit.
Ata po lahen aty në çdo ditë të javës duke e shfrytëzuar një pamje të mahnitshme.
Gazetarja e lajmi.net, ka vizituar këtë liqen dhe ka biseduar me qytetarët që po laheshin aty deri sa kanë treguar se si po ndihen pasi po e vizitojnë pas shumë vitesh.
“Pas 26 viteve kam ardhur prapë, më kujtohet si fëmijë kur vishim se tani ma nuk kemi mujt”, ka thënë njëri nga qytetarët.
Të tjerë qytetarë e kanë parë Ujmanin si vend ku qytetarët mund t’i kalojnë edhe pushimet.
“O edhe Ulqinin kanë me e lanë”, ka thënë një qytetar tjetër i cili po e shijonte Liqenin e Ujmanit.
Video: