Cilat janë metodat për parandalimin e shtatzënisë e cilat janë rreziqet nga ato – Flet gjinekologu

Planifikimi familjar, numri i fëmijëve në familje dhe diferenca në moshë mes tyre tani më është bërë më lehtë e realizueshme. Format e ndryshme të kontraceptivëve të cilat mund të jenë edhe barna po i parandalojnë shtatzënitë. Gjinekologu Curr Gjocaj, në një intervistë për lajmi.net ka treguar të mirat por edhe rreziqet që vijnë nga…

Lajme

11/07/2024 14:22

Planifikimi familjar, numri i fëmijëve në familje dhe diferenca në moshë mes tyre tani më është bërë më lehtë e realizueshme.

Format e ndryshme të kontraceptivëve të cilat mund të jenë edhe barna po i parandalojnë shtatzënitë.

Gjinekologu Curr Gjocaj, në një intervistë për lajmi.net ka treguar të mirat por edhe rreziqet që vijnë nga këto barna.

Ai ka thënë se për cilën do metodë që pacientja dëshiron ta përdor për parandalimin e shtatzënisë, ajo duhet të konsultohet me mjekun obstetër-gjinekolog.

“Rreziqet mund të jenë të ndryshme, fillimisht duhet të dihet anamneza e pacientes nëse vuan nga ndonjë sëmundje e mëlçisë apo e venave apo ka pasur ndonjë sulm në tru. Duhet të përjashtohen këto mundësi. Problemin më të madh sot e hasim te përdorimi i kontraceptivëve emergjent, kur çiftet në forma të ndryshme kanë kryer marrëdhënie seksuale të pambrojtur për x arsye ose ka dështu një metodë tjetër, ose metoda e prezervativit i ka dështu dhe e përdorin kontraceptivin emergjent që janë shumë efikas nëse merren brenda 12-72 orë e kohëve të fundit po thuhet edhe 120 ditë. Sa më shumë që të shtyhet ky afat, mundësia që kjo metodë të dështoj është e lartë”, ka thënë ai.

Gjocaj ka treguar se kjo metodë e parandalimit të shtatzënisë përmes kontraceptivëve emergjent mund të shkaktoj të vjella, dhimbje koke apo diarre e gjithashtu mund të ketë edhe gjakderdhje të herëpashershme, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se është ulur shumë mosha kur çiftet e bëjnë marrëdhënien e parë të tyre seksuale, e që kjo sipas tij mund të sjell numër më të madh të aborteve dhe shtatzënive të padëshirueshme.

“Çiftet që kanë vendos jetën e tyre bashkëshortore dhe mes tyre kanë marrëdhënie seksuale, patjetër që të kenë në konsideratë një prej metodave të planifikimit familjar”, është shprehur Gjocaj.

Video: