Rrahje mes tre personave në Prishtinë, arrestohen dy të dyshuarit

Një person është përfshirë në një rrahje me dy të tjerë. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. “Prishtinë 08.07.2024 –…

Lajme

10/07/2024 09:24

Një person është përfshirë në një rrahje me dy të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e rrahjes viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Prishtinë 08.07.2024 – 23:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është përfshirë në një rrahje me dy meshkuj kosovarë. Si pasojë e rrahjes, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga ta është dërguar në mbajtje.”