“Si të mirën, si të keqen e kam nda me atë, jetë e kam pas”-Mitrovicasi kërkoi t’ia kthejnë kalin që ia vodhën
Mitrovicasi i cili tash e sa vite kujdeset për kalin e tij, ka treguar se ia kanë vjedhur kalin të cilin “e kishte jetë”. Ai ka treguar se tash e pesë ditë kali nuk është kthyer në shtëpi e ai po vazhdon ta kërkoj. “Më kanë vjedh shumë dhi, por edhe qaq iu kisha ble…
Lajme
Mitrovicasi i cili tash e sa vite kujdeset për kalin e tij, ka treguar se ia kanë vjedhur kalin të cilin “e kishte jetë”.
Ai ka treguar se tash e pesë ditë kali nuk është kthyer në shtëpi e ai po vazhdon ta kërkoj.
“Më kanë vjedh shumë dhi, por edhe qaq iu kisha ble veç ne të ma kthejnë kalin. Si të mirën si të keqën e kam nda me ata”, ka thënë ai.
Ai ka kërkuar nga personat që ia kanë vjedhur kalin që mos ta lëndojnë e të ia kthejnë pasi që po e ndjen mungesën e kalit të tij.
“Pash Allahun kthemani, i jemi është… kërkujt borxh nuk i kam”, ka thënë mitrovicasi mes lotësh.
Video: