“Edhe ne jemi pjesë e shoqërisë”, Protestojnë Shoqata e të Verbërve të Komunës së Gjilanit

Sot në qytetin e Gjilanit kanë protestuar Shoqata e të Verbërve të Komunës së Gjilanit si dhe pacientët e Hendikosit të kësaj Komune. Kjo protestë ka ardhur për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Këta protestues kanë thënë se nuk po kanë përkrahje nga institucionet komunale dhe qendrore. “Edhe ne jemi pjesë e shoqërisë”, “I…

Lajme

08/07/2024 21:56

Sot në qytetin e Gjilanit kanë protestuar Shoqata e të Verbërve të Komunës së Gjilanit si dhe pacientët e Hendikosit të kësaj Komune.

Kjo protestë ka ardhur për shkak të mungesës së mjeteve financiare.

Këta protestues kanë thënë se nuk po kanë përkrahje nga institucionet komunale dhe qendrore.

“Edhe ne jemi pjesë e shoqërisë”, “I duam të drejtat tona”, “Pa diskriminim”, “Edhe ne mund të punojmë si të tjerët”, “Edhe ti mund të jesh në vendin tim”, kanë qenë vetëm disa nga pankartat e protestuesve sot në Gjilan.

Lajmi.net ka qëndruar në vendin e protestuesve duke dëgjuar ankesat e tyre.

Video: