Ia vranë djalin me thikë, nëna e Elvisit 26-vjeçar mes lotësh rrëfen historinë

Elvis Mekaj, është 26-vjeçari i cili u ther me thikë për vdekje në Pejë 5 vite më parë. Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka biseduar me nënën e të ndjerit e cila mes lotësh ka rrëfyer ngjarjen e dhimbjen e madhe. “Elvisi u kanë tu shit dru, kur një rrugaq me 35 vepra kriminale ma…

Lajme

08/07/2024 20:45

Elvis Mekaj, është 26-vjeçari i cili u ther me thikë për vdekje në Pejë 5 vite më parë.

Gazetarja e lajmi.net, Linditë Berisha ka biseduar me nënën e të ndjerit e cila mes lotësh ka rrëfyer ngjarjen e dhimbjen e madhe.

“Elvisi u kanë tu shit dru, kur një rrugaq me 35 vepra kriminale ma ka vra djalin. Ai e ka këqyr Elvisi edhe veç pse e ka këqyr u dal mas kamionit të druve edhe i ka ra thikë në dorë. Aty Policia e ka qu në spital. Normal si pak inati pse më theri, djali i treti e zuni e rrehi. Dy muaj nuk e mbajtën në burg nuk e dënun, ajo ka qenë tentim vrasje. Sikur ta kishin mbajtur pesë vite sot e kisha Elvisin djal”, ka thënë ajo.

Nëna e Elvis Mekajt ka rrëfyer se në ditën kritike të vrasjes ajo ka qenë me Elvisin duke blerë gjëra për djalin e tij të sapolindur.

“I bëra be në kry të djalit të vet që i kishte lind mas 4 viteve me më kthy. Nuk ia fali vetes, nëse nuk isha kthy nuk kish ndodh ajo”, ka rrëfyer ajo.

Nëna e të ndjerit ka thënë se tashmë djali i Elvisit është rritur dhe i ka mbushur pesë vite, e po i ngjan babit deri sa thot se asnjëherë nuk do t’ia fal këtë vrasësit të të birit.

“O pe lyp shpirti bre, gjakun e tij kurrë nuk e lo”, ka thënë ajo për lajmi.net.

Video: