Paralajmëron meterologu: Përgatituni për një valë të të nxehtit, temperaturat mund të arrijnë afër 40-shit

Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë “goxha të zgjatur” të të nxehtit me temperatura shumë të larta. Ai tha në #Gjesi se duhet të përgatitemi për temperatura të larta, të cilat njësoj parashihet të mbeten edhe javën e ardhshme. “Së paku, në bazë të parashikimeve, çfarë po shihet prej modeleve, një valë goxha e zgjatur…

Lajme

08/07/2024 17:56

Mendim Rugova ka paralajmëruar një valë “goxha të zgjatur” të të nxehtit me temperatura shumë të larta.

Ai tha në #Gjesi se duhet të përgatitemi për temperatura të larta, të cilat njësoj parashihet të mbeten edhe javën e ardhshme.

“Së paku, në bazë të parashikimeve, çfarë po shihet prej modeleve, një valë goxha e zgjatur e të nxehtit. Një valë pak më e zgjatur, kështu që duhet me u përgatitë pak për temperatura të larta këto javë që i kemi”, tha Mendim Rugova.

Të shtunën ose të dielën, ai tha se “temperaturat mund të arrijnë deri në 37 apo 38 gradë Celsius”.