Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për kanosje ndaj një Prokurori të Shtetit

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të…

Lajme

08/07/2024 16:30

Gjykata Themelore Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm Penal ka vendosur në çështjen penale kundër të pandehurit M.L, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.L dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, pasi ekziston dyshimi i bazuar se me datë 04.07.2024 në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë është kanosur një Prokuror i Shtetit.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.