Vrasja e 26 vjeçarit në Prizren, arrestohet edhe një person që dyshohet se nuk i ofroi ndihmë
Një 26 vjeçar është therur me thikë dhe më pas është hedhur nga një veturë. 26 vjeçari në Prizren humbi jetën si shkak i plagëve të marra në këtë rast. Pas këtij rasti, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i dytë i cili dyshohet se nuk ka ndihmuar viktimën dhe po…
Lajme
Një 26 vjeçar është therur me thikë dhe më pas është hedhur nga një veturë.
26 vjeçari në Prizren humbi jetën si shkak i plagëve të marra në këtë rast.
Pas këtij rasti, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i dytë i cili dyshohet se nuk ka ndihmuar viktimën dhe po ashtu nuk ka lajmëruar rastin tek organet kompetente.
“Njësiti i hetimeve rajonale të policisë në Prizren me datën 08.07.2024, përmes rrugëve operative ka arritur që të lokalizon dhe arreston të dyshuarin: H.B (viti i lindjes 1995), mashkull kosovar shqiptar)”, thuhet në njoftim.
Policia sqaron se arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjtit ka qenë i përfshirë në një rast “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 186,pargrafi dhe “Mosdhënia e ndihmës” neni 188 paragrafi 4 si dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryeseve të tyre”, neni 378,par.1.pika 1.3, i cili ka ndodhur më datën 06.07.2024, në lagjen Bazhderana në Prizren.
Policia thotë se i dyshuari është shoqëruar ne SRH-Prizren, ku në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar.
“I dyshuari, ka qenë në dijeni për veprën penale si dhe kryerësin e veprës penale, i njëjti nuk e ka lajmëruar veprën penale si dhe kryesin e saj, po ashtu nuk i ka ofruar ndihme viktimës. Në lidhje me rastin në cilësinë e provave materiale është sekuestruar një automjet me targa vendore, pronë e të dyshuarit H.B”, bën të ditur policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka udhëzuar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë.
Në lidhje me vrasjen e 26 vjecarit, Auron Thaqi, Policia e Kosovë ka arrestuar edhe një shtetas turk.
“Prizren / 06.07.2024 – 23:50. Në lidhje me rastin, më 07.07.2024 gjersa ishte në tretman mjekësor në QKUK, ka ndërruar jetë viktima mashkull Kosovar. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi, kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje”./Lajmi.net/