De Riu: Zgjedhja e drejtorit të ri të RTK-së të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë

Ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së. Në një postim në rrjetin social X, diplomati italian ka shprehur mirënjohje për punën e Ahmetxhekajt, teksa ka uruar që zgjedhja e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.…

Lajme

07/07/2024 22:38

Ambasadori i Italisë në Kosovë Antonello De Riu ka reaguar pas dorëheqjes së Shkumbin Ahmetxhekajt nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së.

Në një postim në rrjetin social X, diplomati italian ka shprehur mirënjohje për punën e Ahmetxhekajt, teksa ka uruar që zgjedhja e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë.

“I jam mirënjohës Shkumbin Ahmetxhekajt për paraqitjen e shkëlqyer në rtklivecom dhe sinqerisht shpresoj se zgjedhja e drejtorit të ri do të udhëhiqet nga parimet e drejtësisë, kompetencës dhe respektit për autonominë editoriale të organizatës,” ka shkruar De Riu.

Ahmetxhekaj në një postim në Facebook ka shkruar se dorëheqja e tij nuk reflekton vullnetin personal për të mos vazhduar me drejtimin e RTK-së, por është kulmim i një presioni politik 7-mujor që rezultoi me mospajtime të thella me Bordin për çështje fundamentale të ecjes tutje të transmetuesit publik.

“Në këtë kontekst, qëndrimi im i mëtutjeshëm në këtë pozitë kur ka mosbesim, mungesë të mbështetjes për procesin e reformës së RTK-së dhe Strategjinë Zhvillimore 2024-2027, është i pa kuptimtë dhe do të sillte vetëm bllokadë e stagnim për transmetuesin publik”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Bordi i RTK-së ka emëruar Zana Spahiun në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.