Osmani uron Biden për 4 Korrik: Falënderon liderët amerikanë që pa dallime partiake kanë qëndruar me Kosovën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden. “Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”. I detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan –…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me rastin e festës së Pavarësisë së Amerikës i ka dërguar letër presidentit Joe Biden.
“Kontributi i SHBA-së për lirinë e Kosovës është mishërimi më i vërtetë i fjalëve të Martin Luther King-ut: “Padrejtësia kudo është një kërcënim për drejtësinë kudo”.
I detyrohemi një borxhi mirënjohjeje çdo lideri amerikan – përtej linjave partiake – i cili ka qëndruar dhe vazhdon të qëndrojë me popullin e Kosovës, popullin më proamerikan në Tokë”, ka shkruar Osmani.