E njohur dhe e dashur për të gjithë, pensionohet prezantuesja e lajmeve Fadile Kryeziu

Zërin e saj padyshim se e njohin gjenerata të shumta. Me të dëgjuar atë në Kosovë njerëzit kujtojnë kohë të vështira që nga lufta e tutje. Bëhet fjalë për prezantuesen e RTK-së, Fadile Kryeziu. Fadile Kryeziu e cila për 45 vite radhazi ishte në prezantim të lajmeve të mbrëmjes tashmë është pensionuar. Ajo mbrëmë ka…

Lajme

04/07/2024 09:24

Zërin e saj padyshim se e njohin gjenerata të shumta.

Me të dëgjuar atë në Kosovë njerëzit kujtojnë kohë të vështira që nga lufta e tutje.

Bëhet fjalë për prezantuesen e RTK-së, Fadile Kryeziu.

Fadile Kryeziu e cila për 45 vite radhazi ishte në prezantim të lajmeve të mbrëmjes tashmë është pensionuar.

Ajo mbrëmë ka pasur paraqitjen e fundit televizive para pensionimit, transmeton lajmi.net.

Këtë e ka bërë të ditur, djali i saj, Taulant Kryeziu.

Ai ka thënë se mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore në RTK për nënën e tij, Fadile Kryeziun.

“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qëndrore të  nanës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrefyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet Të paqim për jetë !”, ka shkruar Taulant Kryeziu./Lajmi.net/