Temperaturat e larta në vendin tone: Mjekët bëjnë apel për kujdes të shtuar
Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta derisa është kërkuar që qytetarët t’i shmangin daljet e panevojshme. Në një intervistë për Lajmi.net, Rushit Ismaili doktor në QKMF-në Gani Demolli, është shprehur se temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve ndikojnë në organizmin tonë jo vetëm në mënyrë negative por edhe pozitive, shkruan lajmi,net Benefitet…
Lajme
Temperaturat në vendin tonë vazhdojnë të jenë të larta derisa është kërkuar që qytetarët t’i shmangin daljet e panevojshme.
Në një intervistë për Lajmi.net, Rushit Ismaili doktor në QKMF-në Gani Demolli, është shprehur se temperaturat e larta gjatë këtyre ditëve ndikojnë në organizmin tonë jo vetëm në mënyrë negative por edhe pozitive, shkruan lajmi,net
Benefitet e diellit sipas Ismailit janë në krijimin e vitaminës D, forcimin e eshtrave, dhe në rritjen e imuntitetit mirëpo nëse ka ekspozim direkt dhe temperaturat janë të larta ato mund te shkaktojnë humbje të lëngjeve.
Ndër të tjera Ismaili është shprehur se ekspozimi direkt në diell, skuqja e fytyrës dhe marramendja mund të lidhen direkt me temperaturat e larta.
“Nuk është e preferusheshme që fëmijët 6 muajsh të ekspozohen direkt në rreze po të mbrohen në hapsira ku ka me pak rreze, grat shtatëzëna sidomos truri i frytit të tyre është i ndjeshëm”, ka thënë Ismaili.
Sipas tij problemi më i madh është gjatë ditës nga ora 10:00 deri në 16:00, ku koncetrimi i rrezeve ultravjollcë është shumë i lartë, derisa fëmijët dhe të moshuarit mbeten më të rrezikuarit. Ndërkaq ai thotë se mos përdorimi i kremrave me faktorë mbrojtës kundër diellit mund të shkaktojë djeg-je të lëkurës që është rrezik në zhvillimin e kancerit të lëkurës.
“Mos u ekspozoni direkt në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 16:00, të jetë më i pranishëm përdorimi i kremrave me faktorë mbrojtës kundër diellit si dhe pini sa më shumë ujë”, ka thënë Ismaili. /Lajmi.net