Shqetësuese: Rastet e dhunës në familje në rritje në rajonin e Ferizajit
Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajit në rritje në raport me vitin paraprak. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj. Nga 16 raste sa kanë qenë të raportuara në qershorin e vitit të kaluar, numri i rasteve të dhunës në familje arrin në 18…
Lajme
Rastet e dhunës në familje në rajonin e Ferizajit në rritje në raport me vitin paraprak.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj.
Nga 16 raste sa kanë qenë të raportuara në qershorin e vitit të kaluar, numri i rasteve të dhunës në familje arrin në 18 për muajin që lamë pas, raporton lajmi.net.
Njoftimi i plotë nga policia:
Në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj gjatë muajit qershor-2024 janë raportuar 18 raste të dhunës në familje, prej tyre :
– në Ferizaj, 13 raste
– në Kaçanik, 3 raste
– në Shtime, 1 raste dhe
– në Han të Elezit, 1 rast
Ndërsa në muajin qershor të vitit 2023 ishin të raportuara 16 raste të dhunës në familje.
Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policët primarë të stacioneve të policisë dhe me hetuesit rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje nga Sektori Rajonal i Hetimeve.
Policia Rajonal e Ferizajt apelon tek qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë./Lajmi.net