Temperaturat e larta, Agjencia e Menaxhimit Emergjent bën thirrje për parandalimin e zjarrvënieve
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme i’u është drejtuar qytetarëve për aktivizim në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private. Në njoftimin e agjencisë bëhet e ditur që sezoni i verës do të karakterizohet me temperature të larta, të cilat mund të ndikojnë në rritjen…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/Zjarrfiksat-1.jpg)
Lajme
Agjencia e Menaxhimit Emergjent në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme i’u është drejtuar qytetarëve për aktivizim në parandalimin e zjarrvënieve në pyje dhe hapësira tjera, publike dhe private.
Në njoftimin e agjencisë bëhet e ditur që sezoni i verës do të karakterizohet me temperature të larta, të cilat mund të ndikojnë në rritjen e rrezikut nga zjarri që mund të dëmtojë jetën e qytetarëve, pronës, shtazëve dhe ambientit, raporton lajmi.net.
“Të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë në numrat emergjent pa pagesë 112 dhe 193, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit” kudo që ai mund të paraqitet dhe kërcënon, pasi që për një veprim të tillë përveç tjerash na obligon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës si dhe aktet tjera ligjore dhe nënligjore,” thuhet ndër të tjera në njoftim./Lajmi.net/