Kurti për Kadarenë: Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare. Kurti ka thënë se ne kemi humbur shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, ndërsa bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë. Kryeministri i Kosovës ka thënë se sytë tanë kanë parë e do të shohin…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2024/07/7.jpg)
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit shqiptar, Ismail Kadare.
Kurti ka thënë se ne kemi humbur shkrimtarin më të madh të të gjitha kohërave, ndërsa bota humbi shkrimtarin e saj më të madh të gjallë.
Kryeministri i Kosovës ka thënë se sytë tanë kanë parë e do të shohin shumë më mirë për shkak të imagjinatës dhe dijes së Ismail Kadaresë.
“Kur ai mbyllte sytë në të gjallë të tij dhe mendohej për malet e Shqipërisë dhe greminat e historisë, teksa qëndiste mijëra faqe me shqipe të bukur si qiell, ne kolektivisht shikonim më qartë e dukeshim më mirë, mendonim më thellë e mësonim më shumë. Arti dhe kultura jonë i kanë borxh të pamatshëm oqeanit të mendjes së tij. Anija e romaneve të Kadaresë do të lundrojë pafundësisht, për aq sa bota do të ketë lexues dhe shqipja shqiptarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Postimi i plotë: