Policia konfiskon narkotikë në Prishtinë, qesja gjendet në terasën e një lokali
Orët e para të mëngjesit të djeshëm Policia e Kosovës ka konfiskuar në terasën e një lokali një qese me 6.5 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë. Rasti ka pasuar pas pranimit të një informate nga njësitet e policisë për një rrahje në progres, transmeton lajmi.net. Njoftimi është bërë në raportin 24 orësh…
Lajme
Orët e para të mëngjesit të djeshëm Policia e Kosovës ka konfiskuar në terasën e një lokali një qese me 6.5 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Rasti ka pasuar pas pranimit të një informate nga njësitet e policisë për një rrahje në progres, transmeton lajmi.net.
Njoftimi është bërë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës dhe rasti vazhdon të mbetet nën hetime./Lajmi.net/