Thellohet deficiti tregtar i Kosovës

Se Kosova vazhdimisht importon më shumë sesa që eksporton tashmë dihet. Megjithatë, kjo edhe po thellohet nga viti në vit. Nëse krahasohet muaji maj i 2023-s me atë të 2024, Kosova ka deficit prej -2.9%. Nga minusi prej 1 milion e 860 mijë euro në maj të 2023-s, shkoi në minus 2 milion e 15…

Lajme

30/06/2024 14:55

Se Kosova vazhdimisht importon më shumë sesa që eksporton tashmë dihet.

Megjithatë, kjo edhe po thellohet nga viti në vit.

Nëse krahasohet muaji maj i 2023-s me atë të 2024, Kosova ka deficit prej -2.9%.

Nga minusi prej 1 milion e 860 mijë euro në maj të 2023-s, shkoi në minus 2 milion e 15 mijë në 2024-n.

Kjo sipas ekonomistit Mustafë Kadrijaj, po ndodh si pasojë e politikave qeveritare, pasi që provojnë të mbushin arkën e shtetit përmes doganës.

“Institucionet e Kosovës dhe qeveritë vazhdimisht kanë zgjedhur formën më të lehtë ta mbushin arkën e shtetit që ndodh përmes doganës, kur flasin në tërësi është dëmtim i prodhimit vendor dhe ngulfat prodhimin vendor”, ka thënë Mustafë Kadrijaj, profesor universitar.

Kosova importin më të madh të saj e ka nga 27 vendet e BE-se me një përqindje prej 45%.

E që partneri kryesor ndër to mbetet Gjermania me 14%.

Nga vendet e CEFTAS-s më së miri qëndron Shqipëria me importe.

Kurse, rënien më të madhe e ka Serbia që nga maji i 2023-s me 5.3% në 2024-n, ka rënë në vetëm 1.5% të importit të Kosovës për muajin maj.

Megjithatë, në krejt këto shifra, ekonomisti Uran Radoniqi sheh diçka pozitive.

“Nëse krahasojmë dy muajt e këtyre dy viteve shohim se Kosova nuk qëndoron mirë me eksporte, por pasi deficit tregtare eshte shumë i madh, mirëpo përparësia e këtij raporti është që eksporti rreth Bashkimit Europian është rritur në rreth 30%,  që është 4% më shumë se majin e vitit të kaluar, Uran Radoniqi, ekonomist.

Edhe tek eksportet Shqipëria zë vendin e parë,  që përbën 18% të eksportit të shtetit të Kosovës, e pasuar nga Maqedonia e Veriut me 16.1%

Vendet CEFTA-së përbëjnë 46.4% total të eksportit.

E vazhduar nga 27 vendet  Bashkimit Europian, ku edhe këtu prinë Gjermania me 11%./dukagjini