Aksident trafiku në Prishtinë, vetura godet motoçiklistin

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Kodra e Trimave. Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net shihet se vetura e ka goditur një motoçikletë. Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente. Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por që ende nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje…

Lajme

18/06/2024 12:46

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në lagjen Kodra e Trimave.

Në disa pamje të siguruara nga lajmi.net shihet se vetura e ka goditur një motoçikletë.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente.

Lajmi.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por që ende nuk janë dhënë detaje shtesë në lidhje me aksidentin./Lajmi.net/