Osmani takoi ministrin australian, diskutohet për rolin e diasporës në Australi
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin australian Bill Shorten. Përmes një postimi në “X”, ajo ka thënë se në takim e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Australisë për Kosovën. “Në Zvicër falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën. Së bashku, diskutuam marrëdhëniet…
Lajme
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ministrin australian Bill Shorten.
Përmes një postimi në “X”, ajo ka thënë se në takim e ka falënderuar atë për mbështetjen e palëkundur të Australisë për Kosovën.
“Në Zvicër falënderova ministrin australian Bill Shorten për mbështetjen e palëkundur të vendit të tij për Kosovën. Së bashku, diskutuam marrëdhëniet tona të shkëlqyera, zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme dhe rolin e paçmuar të diasporës sonë në Australi në forcimin e partneritetit tonë të qëndrueshëm”, ka shkruar Osmani.
Postimi i plotë:
In Switzerland, I thanked Australian Minister @billshortenmp for his country’s unwavering support for Kosovo. 🇽🇰🇦🇺
Together, we discussed our excellent relations, enhancing cooperation across various areas, and the invaluable role of our diaspora in Australia in strengthening… pic.twitter.com/SzJiI3SvgT
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) June 17, 2024