Kryeministri serb në Greqi, raportohet për takim të mundshëm me Lajçak
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuceviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë të Greqisë. Sipas mediave serbe, Vuceviq në mbrëmje pritet që të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak. Vuceviq do të flasë në panelin…
Lajme
Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuceviq, do të marrë pjesë në konferencën dyditore ndërkombëtare “Paqja dhe zhvillimi i qëndrueshëm”, që mbahet më 17 dhe 18 qershor në Athinë të Greqisë.
Sipas mediave serbe, Vuceviq në mbrëmje pritet që të takohet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.
Vuceviq do të flasë në panelin “Perspektivat e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia e tyre për të ardhmen e Evropës. A jemi në një periudhë stagnimi apo ndërtimi të vrullit të ri?”.