Haradinaj përkujton babanë e tij: I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar babanë e tij, Hilmi Haradinaj. Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit. “I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi ai. Në fotografitë e…
Lajme
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar babanë e tij, Hilmi Haradinaj.
Ish-komandanti i UÇK-së për rajonin e Dukagjinit ka publikuar në Facebook fotografi nga nderimet që ia bënë Hilmi Haradinajt te varri i tij në Gllogjan të Deçanit.
“I përjetshëm kujtimi për ty Plak Hilmi!”, shkroi ai.
Në fotografitë e publikuara shihen anëtarë dhe të afërm të familjes Haradinaj, si dhe ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.
Postimi i plotë: