Gjendet një trup i pajetë tek penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas informatës se te penda e fshatit Livoq i Epërm gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë. Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas informatës se te penda e fshatit Livoq i Epërm gjendet një trup i zhytur në ujë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore si dhe njësia e zjarrfikësve të cilët e kanë bërë tërheqjen e trupit të pajetë.
Vdekjen e personit mashkull kosovar e ka konstatuar ekipi i mjekëve, transmeton lajmi.net.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Lajmi.net/