Gërvalla takohet me O’Brian, diskutuan për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në SHBA është takuar edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien. Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-SHBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare. Gjithashtu kryediplomatja kosovare…

Lajme

25/05/2024 11:56

Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur se përgjatë qëndrimit në SHBA është takuar edhe me Ndihmës sekretarin e Shtetit, James O’Brien.

Gërvalla ka thënë se në këtë takim kanë diskutuar për raportin Kosovë-SHBA, forcimin e sundimit të ligjit dhe arritjen e aspiratave të Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Gjithashtu kryediplomatja kosovare ka thënë se me O’Brien kanë folur për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon dhe për zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u prita në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien. Në frymën e marrëdhënieve të posaçme ndërmjet dy shteteve gjatë takimit janë trajtuar aspekte të shumta të thellimit të bashkëpunimit dypalësh, forcimit të sundimit të ligjit e demokracisë dhe jetësimit të aspiratave për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare. Diskutuam po ashtu rreth zhvillimeve të tjera aktuale në vend, duke vënë theksin në përkushtimin e institucioneve në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend dhe rajon si dhe zmbrapsjen e kërcënimeve të sigurisë”, ka shkruar Gërvalla.