Hovenier viziton Komandën Rajonale të KFOR-it-Lindje
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u takua me personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të Misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, në Camp Notting Hill. Ai shoqërohej nga komandanti rajonal i KFOR-it-Lindje, kolonel Jason Baker, nga i cili u informua mbi kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it…
Lajme
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, u takua me personelin amerikan të dislokuar me Komandën Rajonale në Lindje të Misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, në Camp Notting Hill.
Ai shoqërohej nga komandanti rajonal i KFOR-it-Lindje, kolonel Jason Baker, nga i cili u informua mbi kontributin e SHBA-së në aktivitetet e përditshme të KFOR-it në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lirinë e lëvizjes. KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.