Detaje të reja për gruan që u hodh në lumë me tre fëmijët në Shkodër, gazetares Fjolla Hyseni i tregojnë detaje tronditëse kolegët nga Shqipëria
Vdekja e Alma Arrazit bashkë me fëmijët e saj në Liqenin e Shkodrës tronditi mbarë Shqipërinë por dhe rajonin. Vdekja e të ndjerës erdhi nga keqtrajtimi i bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i cili e kishte keqtrajtuar atë dhe shpesh kishte ushtruar dhunë fizike. Nga malltretimi i saj i tepërt ajo mori një vendim tragjik,…
Lajme
Vdekja e Alma Arrazit bashkë me fëmijët e saj në Liqenin e Shkodrës tronditi mbarë Shqipërinë por dhe rajonin.
Vdekja e të ndjerës erdhi nga keqtrajtimi i bashkëshortit të saj, Ergys Arrazi, i cili e kishte keqtrajtuar atë dhe shpesh kishte ushtruar dhunë fizike. Nga malltretimi i saj i tepërt ajo mori një vendim tragjik, ku bëri vetëvrasje bashkë me fëmijët e saj në Liqenin e Shkodrës.
Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka zbuluar disa detaje për rastin tragjik të ndodhur në Shkodër. Ajo ka kontaktuar gazetarin shqiptar, Ergys Kavaja.
Kavaja tregoi disa detaje tronditëse nga të dhënat e Prokurorisë së Shqipërisë. Sipas informacioneve që kishte marrë ai, thuhet se para se Alma Arrazi ta marrë vendimin e saj për vetëvrasje, në fillim kishte qëndruar me kunatën e saj, e cila pastaj pas rastit ka rrëfyer në prokurori se a ka qenë në dijeni që Alma Arrazi ta marrë vendimin tragjik.
Për detaje të tjera ndiqni videon e plotë. /Lajmi.net/
Video: