Kryesindikalisti i Sektorit Privat në Kosovë: 100,000 qytetarë kanë lëshuar vendin që nga liberalizimi i vizave

Që nga liberalizimi i vizave në Kosovë shumë qytetarë të vendit kanë udhëtuar në shtetet perëndimore, disa si turistë, disa tek familjarët e tyre, dhe disa edhe për të punuar. Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka intervistuar sot Kryesindikalistin e Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i cili ka thenë se që nga janari vendin…

Lajme

16/05/2024 17:57

Që nga liberalizimi i vizave në Kosovë shumë qytetarë të vendit kanë udhëtuar në shtetet perëndimore, disa si turistë, disa tek familjarët e tyre, dhe disa edhe për të punuar.

Gazetarja e lajmi.net, Fjollë Hyseni, ka intervistuar sot Kryesindikalistin e Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi, i cili ka thenë se që nga janari vendin e kanë lëshuar mbi 100,000 qytetarë të Kosovës.

“Realisht dikun deri në fund të vitit sipas të dhënave që i kemi ne, Kosovën e kanë lëshuar mbi 100,000 persona, nuk po them punëtorë, por po flas kryesisht, punën që ose vendin që e kanë lëshu e kanë lëshu kryesisht njerëz që kanë dalë për të punuar.”- ka thënë Azemi.

“Ja po shihet dhe shumë e vërtetë që në katër mujorin e fundit nga Kosova kanë ikur mbi 100,000 njerëz të cilët po themi kanë dalur me idenë që të punojnë në vendet perëndimore”- ka shtuar Azemi. /Lajmi.net/

Video: