Vdes kirurgia e parë e Kosovës, Xhika Leku

Xhika Leku, kirurgia e parë në Kosovë njoftohet se ka vdekur. Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shkruan Lajmi.net Në njoftimin e tyre ShSKUK shkruan se Leku ishte një pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor në Kosovë, duke kontribuar për vite të tëra për trajtimin e pacientëve dhe brezit…

Lajme

03/05/2024 17:23

Xhika Leku, kirurgia e parë në Kosovë njoftohet se ka vdekur.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, shkruan Lajmi.net

Në njoftimin e tyre ShSKUK shkruan se Leku ishte një pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor në Kosovë, duke kontribuar për vite të tëra për trajtimin e pacientëve dhe brezit të kirurgëve, ku me kolegë të tjerë vunë bazat e Kirurgjisë në vend

“Me dhimbje pranuam lajmin për vdekjen e kirurges së parë dhe të shquar, Dr. Xhika Leku”, ka shkruar në Facebook ShSKUK-ja.

“Ajo ishte një pjesë e rëndësishme e komunitetit mjekësor në Kosovë, duke kontribuar për vjet të tëra për trajtimin e pacientëve dhe brezit të kirurgëve, ku me kolegë të tjerë vunë bazat e Kirurgjisë në Kosovë”.

“Ajo do të kujtohet për kontributin e saj të madh dhe në edukimin e brezave të tërë të mjekëve dhe profesionistëve shëndetësorë”.