Haradinaj për Fadil Vatën: Intelektual e patriot i pathyeshëm, ishte shtyllë e lëvizjes patriotike

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Fadil Vata. Haradinaj ka thënë se Fadil Vata ishte intelektual e patriot i pathyeshëm. “Heroi i Kombit Fadil Vata, intelektuali dhe patrioti i pathyeshëm ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po…

Lajme

25/04/2024 13:30

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar heroin e kombit, Fadil Vata.

Haradinaj ka thënë se Fadil Vata ishte intelektual e patriot i pathyeshëm.

“Heroi i Kombit Fadil Vata, intelektuali dhe patrioti i pathyeshëm ishte shtyllë e lëvizjes patriotike – mishërim i idealeve për fitore, frymëzim për kryengritjen që po vinte nga trimat e Ushtrisë Çlirimtare”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj me bashkëpunëtorë ka bërë homazhe në përvjetorin e përjetësimit.

“Sot me bashkëpunëtorë, në Sallagrazhdë të Suharekës nderuam dhe kujtuam sakrificën e tij sublime për lirinë e atdheut. Fadil Vata do të mbetet gjithmonë një shembull frymëzues për përkushtimin ndaj Atdheut”, ka përfunduar Haradinaj.