Dolën vendime se kompani të ujit nuk kryen obligimet shtetit: Reagojnë nga Klubi i Prodhuesvet ë Kosovës
Ditëve të fundit nga mediat janë publikuar vendime të institucioneve se si kompanive të prodhimit dhe amballazhimit të ujit, iu janë falur miliona euro borxhe në këmbim të një shumë plotësisht të pa përfillshme, krahas borxhit të akumuluar. E për këtë çështje kanë reaguar “Shoqata e Prodhuesve të Kosovës”, shkruan lajmi.net. Sipas tyre, raportimi në…
Lajme
Ditëve të fundit nga mediat janë publikuar vendime të institucioneve se si kompanive të prodhimit dhe amballazhimit të ujit, iu janë falur miliona euro borxhe në këmbim të një shumë plotësisht të pa përfillshme, krahas borxhit të akumuluar.
E për këtë çështje kanë reaguar “Shoqata e Prodhuesve të Kosovës”, shkruan lajmi.net.
Sipas tyre, raportimi në media për faljen e borxhit të kompanive të caktuara është një “keqinformim”, dhe se sipas tyre e vërteta qëndron ndryshe.
Nga kjo shoqatë fajin e hodhën te ligji, dhe sipas tyre në ligjet aktuale prodhuesit dhe amballazhuesit e ujit ka edhe “vakum në zbatimin e tyre” dhe si rezultat i kësaj po ua vështirëson punën prej konkurentëve rajonal.
Ata kërkuan që këto probleme të diskutohen në debate dhe politika publike dhe jo të “manipulohet“.
Njoftimi i plotë:
Manipulimi mbi ‘borxhin’ e kompanive prodhuese ndaj Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës
Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes kësaj komunikate dëshiron të sqaroj opinionin për keqinformimin kinse prodhueseve vendor u janë falur miliona euro nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Së fundmi janë duke u prezantuar fakte të pavërteta apo të pa verifikuara ku kompanitë prodhuese po përdoren si instrumente për beteja politike. Procesi i rregullimit dhe funksionimit të sektorit të ambalazhimit të ujit ka kaluar ne faza te vështirë për shkak të paqartësive ligjore dhe vakumit në mos implementimin e vendimeve institucionale. Kjo ka shkaktuar vështirësi në operimin e shumë kompanive prodhuese përball konkurrencës nga vendet e rajonit.
Duhet theksuara se problemi i taksës ujore është një problem i trashëguar qe nga viti 2007 dhe Qeveritë e ndryshme kanë tentuar ti gjejnë zgjidhje këtij problemi ne atë mënyrë që mos të dëmtohet sektori i prodhimit si sektor strategjikë por edhe të mbrohet buxheti i shtetit.
Shumat e përmendura se kinse i janë falur prodhuesve janë përllogaritur nga hipoteza se kompanitë kanë punuar pa ndërprerë gjatë gjithë vitit, shtatë ditë në javë, 24 orë pandërprerë, me kapacitete të plota. Këtu duhet të bëhet e qartë se asnjë kompani vendore nuk ka punuar dhe nuk punon me kapacitete të plota dhe pandërprerë. Po ashtu pranohet se sidomos ambalazhuesit të ujit që janë prekur më së shumti nga ky vendim punojnë me kapacitete më të vogla dhe shpesh të përgjysmuara për periudha të caktuara të vitit. Dhe në fund duhet shtuar se shumica e ambalazhuesve të ujit posedojnë pajisjet për matjen e ujit të shfrytëzuar dhe gjithashtu mbajnë evidencë për shitjet.
Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përkrah diskutimet publike si një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejmë të debatit publik, krijimin e politikave publike dhe mbi të gjitha shkëmbimit të ideve të reja në ndërtimin e vendit. Mirëpo, kërkon që diskutimet e tilla duhet të bazohen në informata të sakta dhe jo në manipulime të pabazuara./Lajmi.net