Qëndresa, pronare e “Rubin dekor” tregon aktivitetet e biznesit të saj – Cilat janë ushqimet më të kërkuara

Qëndresa, ndryshe përmes rrjeteve sociale “Rubin dekor”, zonja e cila merret me ushqime për evente të ndryshme. Gazetarja e lajmi.net ka vizituar atë, ku ka treguar rreth veprimtarisë së saj, shkruan lajmi.net. Në kohën kur gazetarja e ka vizituar atë, ajo kishte përgaditur disa ushqime për një ditëlindje. “E përgadisim atë çka klienti e dëshiron…

Lajme

08/04/2024 15:45

Qëndresa, ndryshe përmes rrjeteve sociale “Rubin dekor”, zonja e cila merret me ushqime për evente të ndryshme.

Gazetarja e lajmi.net ka vizituar atë, ku ka treguar rreth veprimtarisë së saj, shkruan lajmi.net.

Në kohën kur gazetarja e ka vizituar atë, ajo kishte përgaditur disa ushqime për një ditëlindje.

“E përgadisim atë çka klienti e dëshiron më së shumti”, ka thënë Qëndresa, duke treguar se përgaditë ushqime nga më të ndryshmet, varësisht nga kërkesat e klientëve.

Më tutje ajo tregoi se ka edhe ndihmën e familjes, ku babai i saj i ka ndihmuar edhe në aspektin financiar për hapjen e biznesit.

Ajo tregoi se përveç ushqimeve, ata e bëjnë edhe dekorimin e ambientit.

Theksoi edhe disa nga eventet të cilat i organizojnë si mbrëmjet e beqarisë, për ‘bride to be’, për ditëlindje e shumë raste tjera.

E ndër ushqimet më të kërkuara janë edhe “cinnamon rolls”, të cilat aktualisht janë mjaft virale në rrjete sociale.

E lidhur me çmimet, ajo tha se janë mjaft të volitshme, duke marrë parasush se kanë edhe pako të ndryshme.

Përndryshe, lidhur me punën e tyre, mund të informoheni edhe përmes rrjeteve sociale në “Rubin dekor”. /Lajmi.net/