Salloni i bukurisë për fëmijët “Onidas”, pronarja tregon rreth veprimtarive aty

Pronarja e sallonit të bukurisë “Onidas”, Sara, ka treguar rreth lokalit të saj, se si i erdhi ideja dhe se cilat janë veprimtaritë që zhvillohen aty. Gazetarja e lajmi.net ka vizituar këtë sallon bukurie, i cili u dedikohet vajzave të vogla, shkruan lajmi.net. Pronarja tha se e ka marrë për bazë se tashmë ditëlindjet po…

Lajme

07/04/2024 15:41

Pronarja e sallonit të bukurisë “Onidas”, Sara, ka treguar rreth lokalit të saj, se si i erdhi ideja dhe se cilat janë veprimtaritë që zhvillohen aty.

Gazetarja e lajmi.net ka vizituar këtë sallon bukurie, i cili u dedikohet vajzave të vogla, shkruan lajmi.net.

Pronarja tha se e ka marrë për bazë se tashmë ditëlindjet po festohen më shumë, e duke marrë parasysh edhe kërkesat e vajzës dhe shoqeve të saj në përditshmëri, me disa kombinime të mundshme, e ka hapë edhe lokalin.

Duke marrë parasysh se lokali gjendet në Fushë Kosovë, ajo tha se u mirëprit mjaft mirë nga nënat, meqenëse, ajo pjesë është e mbipopulluar dhe jetojnë kryesisht në banesa, iu duhej edhe një hapësirë më e madhe, të cilën ua ofron lokali.

“Nuk do të thotë se te Onidas vihet vetëm kur ka ditëlindje. Mund të vinë vetëm për qef, me shiku ndonjë film, për masazh, për foto”, tha pronarja.

Lokali ka disa kënde të ndryshme, ku është këndi i ditëlindjes, i dedikuar kryesisht për “prerje të tortës”, këndi i masazhës, këndi për “photoshooting”, kinemaja, e disa të tjera.

Këndi i filmave u tha se po preferohet më së shumti, duke marrë parasysh edhe privatësinë që iu ofrohet.

“Emri i lokalit për një arsye është Onidas, që çdo vajzë që vjen këtu, ka me qenë si çika jem dhe do mundohem që gëzimin që ia bëj vajzës sime, t’ia bëj të gjithave. Për këtë arsye është Onidas, në shumës”, ka thënë pronarja kur u pyet se si ndihet duke marrë parasysh se bënë të lumtur kaq shumë vajza.

Në të ardhmen ajo tha se po mendon të hapë një pjesë edhe për djem. /Lajmi.net/