Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Kalabri – Një pjesë e madhe e qytetarëve mbeten pa ujë

Një pjesë e qytetarë në Kalabri të Prishtinës kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e dëmtimit të një gypi. Lidhur me këtë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se ky dëmtim është bërë nga pale të treta dhe se për këtë është njoftuar edhe Inspektorati Komunal, shkruan lajmi.net. “Dukuri, pothuajse e përditshme!…

Lajme

06/04/2024 13:31

Një pjesë e qytetarë në Kalabri të Prishtinës kanë mbetur pa furnizim me ujë, si pasojë e dëmtimit të një gypi.

Lidhur me këtë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se ky dëmtim është bërë nga pale të treta dhe se për këtë është njoftuar edhe Inspektorati Komunal, shkruan lajmi.net.

“Dukuri, pothuajse e përditshme! Palë të treta duke punuar po dëmtojnë gypat e ujësjellësit. Dëmtuan gypin fi 250 mm në rrugën ” Ali Vitia” në lagjen Kalabria në Prishtinë. Për këtë rast është njoftuar Inspektorati komunal. Ekipet teknike fantastike të KRU” Prishtina” janë në vendin e ngjarjes për të sanuar defektin dhe po bëjnë çmos që furnizimi me ujë të rikthehet sa më shpejtë në rrugën e lartëcekur”, është thënë në njoftimin e KRU Prishtina.

Rreth këtij problemi, pakënaqësitë e tyre kanë shprehur edhe qytetarët e kësaj zone, të cilët thanë se është hera e dytë që po iu ndodh diçka e tillë.

Lajmi.net ka publikuar edhe pamjet e dërguara nga një qytetar i shqetësuar i zonës. /Lajmi.net/

Video: