Prishtinë: Dy të miturit arrestohen për armëmbajtje pa leje
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy të mitur për armëmbajtje pa leje. Pas kontrollimit në çantën e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, shkruan lajmi.net. Ai kishte deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e të dyshuarit tjetër, por ai e kishte marrë sepse kishte dashur…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar dy të mitur për armëmbajtje pa leje.
Pas kontrollimit në çantën e njërit prej tyre, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, shkruan lajmi.net.
Ai kishte deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e të dyshuarit tjetër, por ai e kishte marrë sepse kishte dashur të bënte disa fotografi me të.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLLË/POSEDIM I PAAUTORIZUAR I ARMËS – Rr. Bajram Kelmendi, Prishtinë 05.04.2024 – 12:10. Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në çantën e njërit prej tyre i është gjetur dhe sekuestruar një armë-pistoletë me gaz. Gjatë intervistimit i dyshuari ka deklaruar se arma nuk ishte e tij, por e kishte marrë nga i dyshuari tjetër me qëllim që të bëjë disa fotografi me të. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/