Familja nga Vitia kërkojnë ndihmë financiare për shërimin e vajzës
Reina Bekteshi, vajza nga Vitia, ka një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë të dërgohet për trajtim jashtë shtetit. Fatkeqësisht, shuma është e papërballueshme për familjen e saj, dhe kërkojnë nga qytetarët ndihmën e tyre, shkruan lajmi.net. “Shumë zor”, ka thënë Shyhretja, nëna e vajzës së sëmurë, duke treguar se kanë vështirësi edhe duke marrë…
Lajme
Reina Bekteshi, vajza nga Vitia, ka një sëmundje të rëndë dhe ka nevojë të dërgohet për trajtim jashtë shtetit.
Fatkeqësisht, shuma është e papërballueshme për familjen e saj, dhe kërkojnë nga qytetarët ndihmën e tyre, shkruan lajmi.net.
“Shumë zor”, ka thënë Shyhretja, nëna e vajzës së sëmurë, duke treguar se kanë vështirësi edhe duke marrë parasysh se asnjëri nga anëtarët e familjes nuk është duke punuar.
Vajza është në këtë gjendje qe katër vite, ku në fillim doktorët nuk mund ta diagnostikonin saktë.
E ndër shenjat e para, babai i saj, tha se barku i vajzës vazhdonte të qëndronte i fryrë
Doktorët gjithashtu po dyshojnë se mund të jetë ndonjë sëmundje më e rëndë.
Për shërimin e saj sa më të shpejtë, kërkohet dërgimi jashtë vendit, por për këtë familja nga Vitia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve. /Lajmi.net/
Për më shumë ndihmë, mund të kontaktoni në këtë numër të telefonit dhe bashkëngjitur gjeni edhe xhirollogarinë bankare.