Lajm i hidhur: Vdes specialistja e Pediatrisë, Dallëndyshe Kumnova

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova. Sipas njoftimit ajo u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj. “Ndahet nga jeta Dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1983- 02.04.2024) Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në Fakultetin e Mjekësisë,…

Lajme

03/04/2024 11:16

Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar për vdekjen e pediatres Dallëndyshe Kumnova.

Sipas njoftimit ajo u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj.

“Ndahet nga jeta Dr. Dallëndyshe Kumnova (15.11.1983- 02.04.2024) Dr. Dallëndyshe Kumnova përfundoi studimet për mjekësi të Përgjithme në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin për Pediatri e përfundoi në Kroaci, në vitin 1991. Dr. Kumnova u ka shërbyer qytetarëve të Mitrovicës në Spitalin regjional “ Dr. Sami Haxhibeçiri” deri në pensionimin e saj. Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta miqve, kolegëve dhe familjarëve të saj”, thuhet në njoftim.