Përfshihet nga zjarri një lokal “Rent a car” në Pejë, digjen tri vetura
Tri vetura janë djegur mëngjesin e sotëm në Pejë, pasi zjarri ka përfshirë hapësirat e një lokali “Rent a car”. Incidenti me zjarr ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. “Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën…

Lajme
Tri vetura janë djegur mëngjesin e sotëm në Pejë, pasi zjarri ka përfshirë hapësirat e një lokali “Rent a car”.
Incidenti me zjarr ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 04:00, policia u informua për zjarrëvënie në rrugën ‘Papa Kliment’. Njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes. Tri vetura janë djegur, nuk ka persona të lënduar”, tha ai.
Rugova shtoi tutje se vlera e dëmit është e konsiderueshme.