Abdixhiku: Dikush në shtetin e Vetëvendosjes është duke nënshkruar një tender sekret në ditë pune

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës sërish për tenderët njëburimor. Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka thënë se “Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret” “Dikush në shtetin e Vetëvendosjes është duke nënshkruar, jo përgatitë, një tender sekret, një tender sekret…

Lajme

28/03/2024 13:17

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës sërish për tenderët njëburimor.

Në foltoren e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku ka thënë se “Derisa po flasim, dikush në VV është duke nënshkruar një tender sekret”

“Dikush në shtetin e Vetëvendosjes është duke nënshkruar, jo përgatitë, një tender sekret, një tender sekret në ditë pune. Kjo praktikë po rritet vitin e parë ishin 30 milionë euro se ishte fillimi, vitin e dytë u bënë 70, vitin e tretë kanë qenë 109 milionë euro tenderë sekret. Atë që ne kemi bërë si parti është kërkimi i listës së tenderëve sekret dhe mes kësaj liste 781 sosh janë dy fenomene që dalin në pah”, ka thënë Abdixhiku.

Ai ka përgëzuar deputeten e partisë së tij, Hykmete Bajrami, që ka nisur iniciativën për hetimin e tenderëve njëburimor.