Robert Berisha vihet në siklet kur i përmendet kënga e Nora Istrefit
Moderatori dhe këngëtari, Robert Berisha është pjesë e “Ferma VIP”, dhe me fermerët e tjerë ka zhvilluar lojën “Vërtet ose dënim”. Robertit i janë bërë edhe pyetje personale nga Albano, shkruan lajmi.net. Komediani e ka pyetur Robertin se a shqetësohet ai kur fermerët e tjerë e pëlqejnë këngën ‘Ana’, autore e së cilës është ish-gruaja…
ShowBiz
Moderatori dhe këngëtari, Robert Berisha është pjesë e “Ferma VIP”, dhe me fermerët e tjerë ka zhvilluar lojën “Vërtet ose dënim”.
Robertit i janë bërë edhe pyetje personale nga Albano, shkruan lajmi.net.
Komediani e ka pyetur Robertin se a shqetësohet ai kur fermerët e tjerë e pëlqejnë këngën ‘Ana’, autore e së cilës është ish-gruaja e tij, Nora Istrefi.
“Nuk më shqetëson fare edhe ka 7-8 vite që është bërë kjo këngë, por e dashura që kam momentalisht e ka emrin Ana. Kurrë s’kam pasur të dashur me emrin Ana më përpara”, është përgjigjur Roberti.
“Paska rastis kënga fiks. Shumë faleminderit për përgjigjen, se e di që ishte e sikletshme”, ka vazhduar Albano./Lajmi.net/
View this post on Instagram