Kosovarit i sekuestrohen 20 mijë euro – Tentoi t’i fuste ilegalisht në Shqipëri

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një qytetari nga Kosova i janë sekuestruar 20 mijë euro, të cilat tentoi t’i fuste ilegalisht në Shqipëri I dyshuari B.S, 40 vjeçar, ishte ndaluar në Pikën Kufitare në Morinë, me automjet të tipit “Benz”, ku pas kontrollit fizik i’u gjetën 20 mijë euro, shkruan lajmi.net. Paratë janë sekuestruar,…

Lajme

08/03/2024 12:19

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se një qytetari nga Kosova i janë sekuestruar 20 mijë euro, të cilat tentoi t’i fuste ilegalisht në Shqipëri

I dyshuari B.S, 40 vjeçar, ishte ndaluar në Pikën Kufitare në Morinë, me automjet të tipit “Benz”, ku pas kontrollit fizik i’u gjetën 20 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Paratë janë sekuestruar, ndërsa ndaj të dyshuarit është nisur procedimi në gjendje të lirë për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. /Lajmi.net/