S’ka shtesa për zyrtarët publik, edhe pse u bënë një vit që kur u miratua Ligji i Pagave për sektorin publik

Shtesat e premtuara nuk i morën asnjëherë. Tash e një vit zyrtarët publikë vazhdojnë të jenë pa shtesa, të cilat u premtuan se do t’i marrin pas miratimit të Ligjit për Paga në sektorin publik. Sipas Ali Sefajt nga Sindikata e shërbyesve civilë, ekzekutim i shtesave në veçanti asaj të tregut duhet të bëhet sa…

Lajme

03/03/2024 11:08

Shtesat e premtuara nuk i morën asnjëherë. Tash e një vit zyrtarët publikë vazhdojnë të jenë pa shtesa, të cilat u premtuan se do t’i marrin pas miratimit të Ligjit për Paga në sektorin publik.

Sipas Ali Sefajt nga Sindikata e shërbyesve civilë, ekzekutim i shtesave në veçanti asaj të tregut duhet të bëhet sa më parë pasi ndryshe paralajmëron ikje të punëtorëve.

Por, edhe pse me 10 muaj vonesë, shtesat i morën pjesëtarët e Policisë ndonëse sipas Kryetarit të Sindikatës shuma e ndarë është e vogël ndërkaq shtesa për rrezikshmëri, e padefinuar.

Andaj sipas Imer Zeqirit, kjo do të jetë njëra prej kërkesave në takim e së hënës që do ta mbajnë në Ministrin e Punëve të Brendshme.

Pas miratimi të ligjit për paga më 5 shkurt të viti të kaluar, punëtorëve të sektorit publik iu premtua se shtesat në pagat do t’i marrin në formë retroaktive.