Tahiri: Osmani s’po guxon me fol nga Kurti
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj qëndrimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë. Tahiri, tha se nga Osmani është pritur të ketë një qartësi sa i përket raporteve me amerikanët, duke marrë parasysh shkollimin e saj, shkruan lajmi.net. Sipas Tahirit ajo nuk ka…
Lajme
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj qëndrimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, rreth ngjarjeve të fundit në Kosovë.
Tahiri, tha se nga Osmani është pritur të ketë një qartësi sa i përket raporteve me amerikanët, duke marrë parasysh shkollimin e saj, shkruan lajmi.net.
Sipas Tahirit ajo nuk ka reaguar akoma sepse nuk po guxon të flas nga kryeministri Kurti, duke marrë parasysh që sipas saj, ajo është bërë presidente me votat e Kurtit.
“Osmani, fatkeqësisht është pritur të ketë një qartësi në raportet me amerikanët, pra të jetë partner. Është pritur, sepse ka një shkollim, mirëpo problemi i saj është që është bërë presidente me votat e Kurtit, sepse ajo nuk kishte vota, kishte parti të vogël. Meqenëse ka ardhur me votat e Kurtit, e ka bërë shef apo komisar politik e s’po guxon me fol, e ka mbyll gojën”, ka thënë Tahiri në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ajo tha se Osmani është dashur të reagoj, kur është parë se ambasadori amerikan po flet për prishje të partneritetit me SHBA-në.
Më tutje ajo shtoi se sipas saj, presidentja “ka dështuar komplet fatkeqësisht”.
“A nuk është dashur që ajo sot me dalë si presidente kur e sheh që ambasadori amerikan live po flet për prishje të partneritet, kryeministri flet të kundërtën. E pakta është që presidenti i vendit me çua me thënë qëndrimin. Kushtetuta thotë që presidenti t’i mbrojë interesat kombëtare shtetërore, jo ka dështuar komplet fatkeqësisht”, ka shtuar tutje Tahiri.